Policia e Tiranës ka rënë në gjurmë të Kastriot Gjuzit, 40-vjeçarit që vrau Mario Majollarin. Burime të Report Tv nga Policia sqarojnë se uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa banesa në Dajt, përfshirë edhe fshatrat e Qafë Mollës dhe Qafë Priskës.
Dyshohet se Kastriot Gjuzi menjëherë sapo vrau Marjo Majollarin është fshehur në këto zona dhe burimet policore sqarojnë se pritet që brenda pak ditësh 40-vjeçari të arrestohet.
Kastriot Gjuzi, i cili më parë ka pasur edhe emrin Petrit Gjuzi, sapo ekzekutoi Majollarin u largua në këmbë dhe më pas duke përdorur një makinë dyshohet se ka shkuar në zonën e Dajtit për t?u fshehur, kjo për faktin se këtë zonë e njihte mjaft mirë.
Gjithashtu një tjetër provë që e lidhe Kastriot Gjuzi me vrasjen e Marjo Majollari janë pamjet e një kamera sigurie, ku Gjuzi dallohet se lëviz në zonën ku banonte 28-vjeçari. Siç duket, Kastriot Gjuzi e kishte studiuar zonën dhe mënyrën si do largohej pas të kryente krimin.
Pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja, pasi babai i Marjo Majollarit është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.