Report TV - Basha takim me biznesin e vogël në Kavajë: Ngrihuni, ju mbështesim kudo

2018-05-14 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte sot në një takim me biznesin e vogël në Kavajë. Krydemokrati deklaroi se do t?i jepet fund padrejtësisë dhe grabitjes që qeveria po i bën biznesit të vogël me vendosjen e TVSH.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po kërkon t?iu ulë kokën shqiptarëve dhe biznesit të vogël, për t?iu marrë shpirtin. Ai iu premtoi fermerëve të Kavajës se opozita do të jetë krah tyre kudo që të ngrihen.

"T?i japim fund padrejtësisë, t?i japim fund grabitjes. Grabitja që po bëhet me TVSH-në bëhet për t?iu ulur kokën njerëzve. Nuk ka nevojë Edi Rama për 15 milionë dollarë më shumë që të nxjerrë dhjamë nga pleshti, me TVSH-në nuk ka nevojë, por e bën për t?i ulur kokën biznesin e vogël, për t?i marrë shpirtin që të mos kujtohet të ngrejë kokën, të mos kujtohet të rezistojnë. 15 milionë dollarë, ai vetëm Ben Ahmetaj i jep 25 milionë dollarë nga lekët tona për të ndërtuar inceneratorët privatë që do të djegin plehrat e Italisë.