Fundjava sjell tre premiera - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa fundjavën e shkuar, Tirana nuk ofronte asgjë të re, në kryeqytet këtë të premte, premierat konkurrojnë me njëra tjetrën. Të gjitha në ora 19.00 dhe të gjitha në skenat teatrale.
Një histori thriller ku gërshetohen gotikja, drama, por edhe skenat komike. Është shfaqja ?Frankeshtajn?, premiera më e përfolur për këtë fundjavë. Nga kjo e premte ajo ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar nën interpretimin e Helidon Finos, Besmir Bitrakut, Lulzim Zeqjës, Yllko Mujo e Gent Hazizit.Një premierë tjetër mbërrin në teatrin ngjitur. Skena eksperimentale sjell për herë të parë ?dramën e dy karaktereve?, një pjese e vështirë psikologjike që do të interpretohet nga Igli Zarka e Krist Lleshi, dy aktorët e rinj që u bënë të njohur nga Equus.?Kozmetika e armikut?, është premiera e trete në Teatrin e Metropolit?, edhe kjo, një dramë mes dy karaktereve, një takim në dukje rastësor me tjetrin që na bën të njohim më shumë veten.
Por përtej teatrit, vështirë të gjesh alternative të tjera ne Tiranë, pasi arti vizual, muzika e baleti, këtë fundjavë heshtin.

Free Traffic Exchange