“Biznesi i varur nga politika” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që të kesh sukses në biznes, në vendin tonë duhet të kesh lidhje të fortë me politikën. Shqipëria renditet e treta mes 33 vendeve të Ballkanit dhe Europës Perëndimore. Konstatimi vjen nga raporti më i fundit i Bankës Europine për Rindërtim dhe Zhvillim.Raporti evidenton se në vend të parë renditet Maqedonia ndërsa në të dytin Bosnje Hercegovina. Vendi ynë lë pas, Malin e Zi, Kosovën, Kroacinë si dhe Serbinë. Duke ju referuar të dhënave 43 % të bizneseve të anketuara janë shprehur se lidhjet me politiken, vlerësohen si shumë pozitive për ecurinë e aktivitetit të tyre. Gjatë prezantimit të këtij raporti ekonomisti i BERZH u shpreh se korrupsioni vlerësohet si një pengesë serioze, ndaj dhe lidhjet me politiken janë parë si çelësi i suksesit. Kjo tendencë vërehet më së shumti në Ballkan.Sipërmarrësit e anketuar thonë se humbasin 13.2 % të shitjeve të tyre për pagesa nën dorë, ndërsa pengesa të tjera të konstatuara përveç korrupsionit janë mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura si dhe mungesa e rendit dhe sigurisë.
Në vend të fundit renditet Gjermania, vendi ku lidhjet me politiken vlerësohen si minimale për ecurinë e biznesit.

Free Traffic Exchange