Report TV - Informatorët e ish-Sigurimit, 264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë

2018-05-14 6

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve, ka hartuar raportin e parë të veprimtarisë për vitin 2017. Në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com, Autoriteti ka bërë një bilanc të punës për identifikimin dhe më pas grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndër të tjera, Autoriteti ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 ?Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik?. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni ?Mezini? dhe pas tij komisioni ?Bezhani?.

Komisioni ?Mezini? pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre fituan pafajësinë dhe i rikthyen në politikë. Më pas komisioni ?Bezhani? tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje.