Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ujërat e liqenit të Fierzës, ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshtë, sërish këtë vit janë ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera.
Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme, e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova e Maqedonia.
Arben Palushi, ekspert i mjedisit dhe i peshkut thotë se liqeni i Fierzës, tashmë është kthyer në një landfill mbeturinash ndërkohë që ka ardhur koha që përdoruesit e liqenit, HEC-i i Fierzës duhet ta pastrojë liqenin dhe te krijojë një strukturë të posaçshme për mbajtjen pastër të sipërfaqes.
Ndonëse vit pas viti, në këto ujëra janë realizuar dhjetra aksione, ku janë pastruar qindra metra brigje, sërish mbeturinat janë të pranishme, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm florën dhe faunën e këtij liqeni, por edhe banorët e zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fierza-serish-kthehet-ne-nje-landfilld-mbeturinash