Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me trupën gjykuese që do shqyrtojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ndërpreu Vettingun për ish-kryeprokuroin e Adriatik Llalla. Sipas KPA, kryesues i seancës do jetë gjyqtari Sokol Çomo, relator Luan Daçi dhe me relatorë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.
"Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo, Relator : Luan Daci, Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari", thuhet në përgjigjen e KPA.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit sqaron ndërkohë se "subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës". Ndërkohë ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla. Pyetjes së Report Tv se veç ankimit ndaj z.Llalla komisioneri publik ka paraiqut një tjetër ankim apo subjektet e prekura nga Vettingu kanë paraqitur ankimim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u përgjigj se nuk ka asnjë ankim tjetër deri më tani.
Përgjigjja e KPA për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta
Përshëndetje z.Rusta!
Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator : Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari
2. Lidhur me pyetjen tuaj të dytë: Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës.
3. Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.
4. Deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.