Report TV - CAS i rikthen Skënderbeut titullin kampion të sezonit 2015-2016

2018-05-14 0

Skënderbeu i kthehet titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr dy vite më parë nga Komisioni i Etikës në FSHF. Klubi korçar ka bërë të ditur me anë të faqes së tij zyrtare se KAS-i ka pranuar kërkesën e tij për kthimin e titullit të sezonit në fjalë.

Një lajm i bujshëm në Korçë, pasi është një titull më shumë në historinë e klubit, që është gjithashtu në një betejë ligjore me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës që ajo ka dhënë pak kohë më parë. Çështja vazhdon dhe klubi Skënderbeu shpreson të fitojë të drejtën edhe këtu.

Ankimimi i çështje së titullit të hequr ishte bërë nga klubi Skëndërbeu në gusht të vitit 2017 dhe sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë vendimin përfundimtar. Festë në Korçë.