A është protesta e Kukësit shkëndija që" /> A është protesta e Kukësit shkëndija që"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
A është protesta e Kukësit shkëndija që do sjellë rezistencë një dritë të re në jetën politike shqiptare? Të ftuarit në studion e ?360 gradë? të gazetarit Artur Zheji në Ora News thanë se në fillim pati shpresa por çdo ditë e më shumë ajo po i ngjan një fije kashte. Sepe rezistenca e kuksianëve që dogjën kabinat ku paguhej tarifa në Rrugën e Kombit u shua, dhe ndërsa kuksianët flenë gjumë në shtëpitë e tyre, 11 bashkëqytetarë të tyre vijojnë të jenë në burg.
Arlind Qori: Ndryshimi nuk mund të vijë nga ata që janë pjesë e problemit. Ne kemi nevojë për një ndryshim me themeli dhe kjo vjen nga poshtë. Nëse ngjarje si ajo e Kukësit përsëriten, bëhen dhjetra, qindra, mijëra. Sikur të ketë dhjetra qindra mijëra rezistenca anembanë Shqipërisë që mund të krijojnë më pas infrastrukturën për të dalë ose forca të reja politike, ose ndryshime radikale brenda forcave aktuale. Vetëm kjo e frikëson Ramën dhe ata si Rama.
Arjan Çani: U gëzova shumë kur pashë protestën e kuksianëve që dolën për të drejtën e tyre legjitime. Sepse ata nuk kanë para për të paguar çdo ditë 5 euro vajtje e 5 euro ardhje, i thonë 10 euro në ditë dhe ata njerëz që bëjnë përditë rrugën nuk kanë të ardhura. U gëzova sepse pashë një moment kur njerëzit u ngritën dhe reaguan
Por u trishtova shumë pak ditë më pas. Sepse në burg janë 11 vetë. Si ka mundësi?! Ku janë kuksianët?!
Të kishin rezistencë. Çdo ditë, çdo natë. Të ishin atje. Të bënin rezistencë paqësore. Nuk po them të digjnin gjykatën, por do të ishte një gjest po aq i bukur.
U ngritën për të mos paguar 10 euro, dhe shumë mirë, ndërkohë kanë 11 vetë nga qyteti i tyre që vazhdojnë të jenë në burg dhe kuksianët flenë në shtëpitë e tyre. Kjo vë në dyshim të gjithën. Them si ka mundësi?! Duhet të kishte një solidaritet pa pasur nevoja as të solidarizoheshin fare. 11 vetë që janë atje për një vepër që në fakt duhet të ishin të gjithë atje. Ku janë?!
Me këtë do i thoja Kejdis dhe Klevisit mos u përgatisni kaq shpejt, Rama ka akoma punë për të bërë në qeveri. Nuk jemi akoma në atë pikë. Fakti që kuksianët nuk janë atje për të mbrojtur njerëzit e tyre kjo është shënjë që Rama do të jetë gjatë në pushtet
Klevis Balliu: Nuk e mbyll këtë mandate
Arjan Çani: Këtu do jemi do e shohim.
Ilir Demaliaj: Unë e shoh që kurba e Kukësit nisi rënien. Ajo ishte një shkëndijë shumë e fortë por që u shua. Kështu e kemi ne flakë kashte! Kjo për arsye: se kur futet politika e kompromenton dhe ne si popull nuk jemi në gjëndje të krijojmë një lëvizje qytetare jo politike, jashtë PD e PS.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ku-jane-kuksianet-flene-ne-shtepite-e-tyre-kur-11-vete-jane-burg