Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të japë dorëheqjen e menjëhershme, pasi sipas tij, ka futur armë në parlament me anë të oficerëve të tij, gjë e cila nuk lejohet.
?Ditmir Bushati duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka kryer aktin më të rëndë që mund të ketë kryer kush, ka futur armë në parlament. Oficerët e tij të armatosur, janë të filmuar në sallën e parlamentit, që s?mund të futen kurrë, dy oficerë të Ditmir Bushatit hynë sëbashku me frikacakun me armë në sallën e parlamentit, ky përbën përshkallëzimin më dramatik dhe të rrezikshëm në historinë e parlamentit. Është futur një herë një njeri me armë dhe ka qëlluar mbi deputetin Azem Hajdarin, po në qoftë se Edi Rmaa mendon se do të zgjidhë problemet e opozitën me armë, e garantoj se po i bën gropën e madhe vetes me shpejtësi të rrufeshme. Armë nuk futen kurrë në parlament?, tha Berisha gjatë një interviste për gazetaren Mirela Milori në Abc News.