Ora News - Shkodra në protestë të shtunën, PD mobilizohet me biznesin, do jetë dhe Rama

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtunën biznesi i vogël do të ketë protestën e dytë 1 orëshe, kundër vendosjes së TVSH-së.

Partia Demokratike do të jenë përkrah tyre sëbashku me aleatët e tjerë opozitarë. Për organizimin e saj, kryesia e kësaj force politike në Shkoder zhvilloi një mbledhje me praninë edhe të deputeteve të qarkut si dhe kryetarët e grupseksioneve, ndërsa ra sërish në sy mungesa e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Në fjalën e tij kryetari i selisë blu, Ramiz Çobaj theksoj se askush nuk mund të ndal protestën, duke ju referuar edhe proçedimit penal që prokuroria ka marrë ndaj tij dhe një pjese të deputeteve.

Ramiz Çobaj: Do mbështesim këtë protestë por nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të fillojmë stinën e protestave deri sa t'ia bëjmë jetën e pamundur kësaj qeverie. Ndale opozitarizmin në kafe dhe rrjete sociale, hajde në rrugë me ne dhe protesto.

Protesta do të jetë jo vetëm për biznesin e vogël, por edhe kundër varfërisë, përmbytjeve, solidarizim me banorët e Kukësit etj.

Më pas mbledhja e kryesise së Partisë Demokratike Shkoder vijoi me dyer të mbyllura, ku janë diskutuar edhe problematikat të tjera organizative të brendshme, si dhe rrugëtimi i saj si opozitë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-ne-proteste-te-shtunen-pd-mobilizohet-me-biznesin-do-jete-dhe-rama

Free Traffic Exchange