28 vite e 8 muaj burg ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda 4 të rinj të akuzar si gjobëvënës ndaj tregtarëve të Zdrales dhe Kirasit, në Shkodër.
Togat e zeza kanë dënuar me 8 vite e 8 muaj burg Muhamed Liçin, 7 vite e 4 muaj Abedin Bajraktarin, Denis Skutina 6 vite e 8 muaj burg dhe Besmir Domnori 6 vite burg.
Përveç gjobëvënies mbi të rinjtë rëndon edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit përfituan uljen e dënimit me një të tretën, për shkak se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar. Nga hetimet u zbulua se tregtarët kanë qenë të detyruar të paguajnë shuma nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.
Sipas prokurorisë, personat e dënuar mblidhnin taksat me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve. Fillimisht policia arrestoi policia 7 persona, por për tre prej tyre u pushua akuza.
Tv Klan