Balla: KE do rekomandojë hapjen e negociatave, në Gjermani kemi kundër Ekstremin e Djathtë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu bindjen se Komisioni Europian do të rekomandojë për Shqipërinë hapjen e negociatave me BE.

Në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me përfaqësues të Bundestagut gjerman, Balla tha se shumica e partive gjermane janë në favor të Shqipërisë duke përjashtuar këtu Ekstremin e Djathtë.

Balla: Javën tjetër, Komisioni Europian duket se do ti sugjerojë vendeve anëtare hapjen pa asnjë kusht të negociatave të Shqipërisë me BE. Dhe menjëherë më pas qeveritë e vendeve anëtare sipas procedurave të përcaktuara në funksionimin e tyre u kërkojnë parlamenteve të tyre pikërisht dhënien e vlerësimit. Në Bundestagun gjerman është që në një seancë plenare të Bundestagut gjerman shprehen deputetët, kërkohet një shumicë për ti kërkuar më pas qeverisë vendimarrjen përfundimtare.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë të gjithë që ditët në vijim dhe javët në vijim janë ditë shumë të rëndësishme dhe javë shumë të rëndësishme për Shqipërinë sepse hapja e negociatave nuk duhet konsideruar kurrsesi si një fitore e PS-së si partia qeverisëse e vendit por në rradhë të parë duhet konsideruar si një moment historik për të gjithë shqiptarët. Duhet të kemi parasysh se ky është një vit i rëndësishëm edhe për institucionet europiane sepse viti i ardhshëm është një vit zgjedhor për institucionet europiane që do të thotë se nëse do të humbnim, larg qoftë, trenin këtë vit do të duhet të prisnim të paktën dy-tre vite të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-ke-do-rekomandoje-hapjen-e-negociatave-ne-gjermani-kemi-kunder-ekstremin-e-djathte

Free Traffic Exchange