Ora News - Balliu: Vezë dhe miell ka dhe në vendet e BE por jo Ministër që gjuan me ujë opozitën

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para se Byroja e Kuvendit të merrte vendimin ndaj tij, deputeti demokrat Klevis Balliu tha për mediat se opozita do të vazhdojë luftën me këtë mazhorancë të inkriminuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Mielli dhe vezët janë mjete demokratike të përdoruara dhe në parlamentet e vendeve të BE-së, tha Balliu, por nuk ka ndodhur kurrë sipas tij që Ministri i Jashtëm të gjuajë me ujë opozitën.

Balliu: Lufta me këtë mazhorancë të inkriminuar do të jetë edhe jashtë parlamentit edhe brenda parlamentit me të gjitha mjetet demokratike. Vezë dhe miell janë mjete demokratike që janë përdorur jo nga ne për herë të parë por nga shumë vende të tjera që janë në BE.Ajo që nuk është parë kurrë është që një Ministër i Jashtëm që gjuan me ujë drejt opozitës. Nuk është bërë kurrë nga një Ministër i Jashtëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balliu-veze-dhe-miell-ka-dhe-ne-vendet-e-be-por-jo-minister-qe-gjuan-me-uje-opoziten

Free Traffic Exchange