Rudina/ Konomi tregon si realizoi raportin e pare per UÇK-ne ne Itali (12.04.2018)

2018-05-14 4

Të gjithë e njohim si gazetarin dhe opinionistin që e kemi parë shpesh në televizionet e vendit tonë. Por, përpara se ta shihnim në ekranet shqiptare, ai ishte një personazh që ftohej në debatet televizive të ekraneve italiane, si emisionet në Rai apo kanale të tjera atje.
Bëhet fjalë për gazetarin Arjan Konimi i cili prej kohësh ka zgjedhur të terhiqet nga Tirana e zhurmshme dhe të gjej qetësinë në fshatin Vuno.
Ai ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për eksperiencën në revistën gjeopolitike italiane ?Limes? ku ai bëri raportin e parë public të UÇK-së.
?Në vitet ?90 kam shkuar në Itali për studime me një bursë dhe studiova Shkenca Politike. Në fund të viteve ?90 ka qenë një periudhë shumë e fortë për Kosovën dhe unë në atë kohë kisha filluar të punë për një intervistë në Itali, ?Limes? më mori sugjeroi një profesor. Më telefonoi drejtori i asaj reviste dhe më kërkoi t?i shkruaja diçka rreth ngjarjeve që kishin ndodhur në Shqipëri përpara se të niste lufta në Kosovë. Ajo periudhë e Kosovës ishte me interes të jashtëzakonshëm. Unë kam qenë në shumë panele në Itali dhe të flisje në atë kohë për Kosovën ishte shumë e vështirë pasi Serbia kishte influencë të madhe tek populli italian. Drejtori i revistës më nisi për të takuar Ibrahim Rrugovën dhe në atë kohë nëse serbët gjenin një shqiptar me pasaportë ishe automatikisht i ekzekutuar. Drejtori më tha se nëse marr vesh diçka për UÇK do të ishte shumë mirë. Dhe unë shkova, bëra raportin e parë publik në botë për UÇK-në. Në Prishtinë arrita të shpëtoja sepse më strehoi Albin Kurti në një familje që të mos kuptohesha. Unë hiqesha si italian dhe kur erdhën ata të kontrollit serb i?u tregova kartën e identitetit italiane por, ajo nuk tregonte kombësi. Nëse ata do ta kuptonin që isha shqiptar do të ishte një problem shumë i madh. Ne donim të shkonim tek Ramush Haradinaj por, ishte e pamundur. Unë bëra raportin që ishte eksperiencë e jashtëzakonshme?, tha Konomi.

Free Traffic Exchange