Ora News - “Parlamenti” në Teatrin Migjeni, sarkazëm me vargjet e Fishtës

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga salla e kuvendit të Shqipërisë që është kthyer këtë të enjte në një fushë të vërtetë betejë, në sallën e teatrit ?Migjeni? në një parlament të improvizuar gjithkush ka ironizuar, mallkuar dhe ka bërë sarkazëm pa marrë kundërpërgjigje nga pala tjetër. Fjala është për shfaqjen e "Gomarit të Babatasit", një nga kryeveprat e Gjergj Fishtës që u vu në skenë të mërkurën në mbrëmje.

Gomari i Babatasit u ngjit në skenë në datën që shënoi vdekjen e diktatorit Hoxha.

Kritika fishtjane me akuzat e forta mbi deputetët, ministrat dhe zyrtarët që përfshin mallkimin, ironinë dhe sarkazmën, erdhi e shtrirë edhe me realitetin e ditëve tona.

Janë vargje të shkuara rreth 100 vjet me parë, por gjetja regjisoriale e Altin Bashës dhe vënia në skenë në mes të debateve të forta për teatrin apo bashkëpunimin politik, bëri të ngjanin sikur ishin shkuar sot.

Për 1 orë e 30 minuta, mesazhe të forta e të qarta shkojnë tek spektatori që duatrokiti për 10 minuta me trupën e aktorëve të teatrit "Migjeni".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parlamenti-ne-teatrin-migjeni-sarkazem-me-vargjet-e-fishtes

Free Traffic Exchange