Ora News - Vlora, sërish kantier i hapur ndërtimi në sezonin veror

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të nisjes së sezonit veror aksi lidhës i rrugës trasballkanike me autostradën Levan -Vlorë, është tërësisht i amortizuar. Projekti është pezulluar për shkak të mospagesës së kompanive kontraktore. Për të gjetur një zgjidhje provizore, është përcaktuar të ndërtohet një rrethrrotullim, ndërsa po punohet pa përcaktuar afate zyrtare të përfundimit të punimeve.

?Rruga transballkanike me autostradën Levan-Vlorë, një segment që është tërësisht i amortizuar, kjo edhe për shkak të faktit të ndërprerjes së punimeve të bypassit që do sistemonte dhe këtë zonë. Por infrastruktura nuk është më e mirë në qytet ku bulevardi i Vlorës duket se është nën rikonstruksion, duke shkaktuar amulli jo vetëm në trafik dhe në devijimin e qarkullimit të automjeteve, kryesisht për pushuesit që e frekuentojnë Vlorën, kryesisht gjatë fundjavave?, raportoi gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Sakaq, trafiku është devijuar edhe për shkak të punimeve në bulevard,i nisur dy javë më parë. Në një dalje publike kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli sqaroi detajet e projektit i cili do të ndërpresë punimet gjatë pikut të sezonit veror për të rinisur në shtator.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlora-serish-kantier-i-hapur-ndertimi-ne-sezonin-veror

Free Traffic Exchange