Miell ndaj Ramës në Kuvend, përjashtohet Noka - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.Menjëherë pas kësaj, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.?U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën?, tha Ruçi duke ndërprerë sërish seancën.