Falsifikimi i makinave te luksit, hetimi doganor zbuloi skemen

2018-05-14 1

96 raste të falsifikimit të të dhënave për automjetet luksoze janë zuluar nga hetimi doganor shqiptar gjatë vitit 2017. Ndërsa vetëm për vitin 2018, sqarojnë doganat, janë referuar 10 raste nga të cilat janë sekuestruar katër automjete.

Hetimi doganor ka mundur të zbardhë edhe skemën që përdorej nga personat e perfshire ne këtë rrjet. Makinave luksoze me fuqi mbi motorrike mbi 3 mijë kubik në doganë u plotësohej dokumentacion fals. U ulej edhe fuqia motorrike nën 3 mijë kubik, në mënyrë që të shmagej taksa e luksit. Gjithashtu makinave u ndryshohej edhe viti i prodhimit. Nëse automjeti ishte prodhuar në vitin 2014 në dokumente plotësohej si e 2007, për të shamngur TVSH-në. Më pas këta persona ndërronin numrat e shasive dhe i nxirrnin në tre duke siguruar fitime kolosale.

Kryesisht marka e preferuar e këtij grupi ishte Range Rover. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e 10 personave ndër ta edhe agjentë doganor të cilët dyshohet se janë përshirë në këtë skemë. Mësohet se vetëm nga mospagimi i taksës së luksit dhe shmangia nga TVSH-ja duke ulur vitin e prodhimit për çdo makinë buxheti i shtetit ka humbur 1,5 milionë Lekë të reja.

Free Traffic Exchange