http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Bashkimi Europian do të financojë 40 milionë euro për zhvillimin e turizmit vendas.Qëllimi i këtij financimi është mbështetja për një sektor prioritar të qeverisë, i cili has në shumë pengesa. Përfaqësuesja e delegacioni europian Romana Vlahutin thotë se Shqipëria duhet të konkurrojë në këtë sektor jo vetëm duke ofruar çmime më të lira, por mbi të gjitha duke zgjidhur çështjet e pronësisë.?Një ndër avantazhet konkurruese është se të huajt nuk e njohin shumë Shqipërinë dhe ju doni që pasi të vijnë një herë turistët, të rikthen sërish. Por këtu ka disa. Duhet më shumë punë për të përmirësuar infrastrukturën, por edhe mjedisi nuk duhet nënvlerësuar. Ju konkurroni me tregje shumë agresive përreth, ndaj oferta juaj duhet të jetë më pikante, nuk duhet të ofroni vetëm çmime më të lira. Por sfida kryesore është pronësia. Pa zgjidhur çështjet e pronësisë nuk ka zhvillim në këtë sektor.?Sipas Ministri Klosi, fokusi kryesor i qeverisë është krijimi i kushteve për investime në njësitë akomoduese, një tjetër problem që has sektori i turizmit.Projekti i BERZH dhe Bashkimit Europian ka si qëllim të mbështesë financiarisht idetë më të mira të biznesit që kanë si synim investimet në fushën e turizmit.