Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve një aktivitet u inicua në Sheshin Skënderbej, në kryeqytet me mbështetjen e Bashkinë së Tiranës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rrjetit shqiptar të qendrave për fëmijët në situatë rruge.
I pranishëm në këtë aktivitet kryebashkiaku i Tiranës kishte një thirrje, ku nuk përfshihen vetëm instituticionet por edhe qytetarët shqiptarë.
Erjon Veliaj: "Çdo qytetar që shikon një fëmijë në situatë rruge ka misionin e qytetarit që ta raportojë dhe të tregojë. Nëse dikush mendon se duke dhënë 20 lekë në semafor ka kryer detyrën e vet të qytetarit në fakt sapo i ka vënë çmim jetës dhe çmimin e trafikimit të atij fëmije."
Pjesë e ceremonisë së organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ambasadori amerikan rrëfeu një eksperiencë me fëmijët e tij në Indi të cilët kontribuan me kursimet e tyre për fëmijët në situatë rruge.
Donald Lu: "Jam shumë krenar për fëmijët e mi sepse kursyen monedha për 3 vite dhe dhuruan qindra dollarë për një OJQ"
Për Donald Lu, Shqipëria në këtë moment duhet të bëjë më shumë për fëmijët e saj.
Donald Lu: "Vendi vazhdon ti afrohet anëtarësimit në BE shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj."
Teksa listoi disa shifra për sukseset e dikasterit që ajo përfaqëson, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u zotua për qendra të reja dhe më shumë punonjës social.
Ogerta Manastirliu: "251 fëmijë janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetjes. Ata sot janë pjesë e programeve që ofrojnë qendrat social-komunitare dhe ato rezidenciale, duke ndjekur programe të riintergimit kanë marrë kujdes shëndetësor, familjeve të tyre iu është siguruar banesë nëpërmjet programeve sociale të Bashkive."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/femijet-ne-situate-rruge-veliaj-duhet-te-jeni-me-solidare-me-njerezit-ne-nevoje