Dita ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge, Manastirliu: Shërbime sociale për 251 fëmijë

2018-05-14 0

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me rrjetin e qendrave për fëmijët në situatë rruge organizuan aktivitetin ?UnëMbrojFëmijët? për të nxitur aksionet konkrete në mbrojtje të fëmijëve në situatë rrugë..

Vetëm në vitin 2017 janë 372 fëmijë janë identifikuar nga skuadrat e terrenit në situatë rrugë. Prej tyre 251 janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetjes. Janë 208 fëmijë, të cilët për herë të parë u regjistruan në shkolla gjatë 2017, pasi për ne rruga e dijes dhe e edukimit është arma e duhur për ta bërë jetën më të mirë.

Ministrja, Ogerta Manastirliu
Në fjalën e saj Ministrja u ndal te modelet e krijuara nga disa bashki si Tirana, Durrësi, Elbasani etj, ku qendrat sociale komunitare dhe ato rezidenciale po ofrojnë programme ri-integrimi për familjet e fëmijëve në situatë rruge, të cilëve po u ofrohet kujdes shëndetësor, integrim I fëmijëve në shkolla dhe u është siguruar banesa nëpërmjet dhënies së bonusit të qerasë apo dhënies së banesave me kosto të ulët.

Duhet të punojmë të gjithë bashkë, për të ndërtuar modele të qëndrueshme të shërbimeve direkte për fëmijët dhe familjet në nevojë. Modele të tilla duhet të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Ndaj do doja të bëja një apel për të gjithë drejtuesit vendorë, organizatat partnere, të bashkojmë forcat për të ndërtuar modele të mira shërbimi të integruar në të gjitha bashkitë e vendit, për të siguruar shërbime për fëmijët në situatë rruge nga veriu në jug.