Report TV - Bashkia e Shkodrës: Tarifa e rrugës ulje drastike e turistëve kosovarë

2018-05-14 0

Tarifa e "Rrugës së Kombit" do ketë ndikim negativ për turizmin edhe në Shkodër. Drejtori i turizimit në bashkinë Shkodër thotë se nga kjo rrugë sipas sistemit Tims një vit më parë kanë hyrë 1 milion e 800 mije vizitor nga kosova por numri i tyre do ulet ndjeshëm.

Kujtojmë që një pjesë e mirë e pushuesëve në plazhin e Velipojës, janë pushues qe vijnë nga Kosova. Taksa e rrugës 10 euro për makinat e vogla, në ardhje dhe në kthim, është një taksë që nfdikon goxha në shpenzimet buxhetore që shpenzojnë këto familje. Aq më tepër që një pjesë e mirë e pushuesëve vinin qoftë dhe për të kalu fundjavën në atraksionet të territorit të Bashkisë Shkodër, po dhe më gjërë në territorin e Shqipërisë.

Gentian Mema, drejtor i Turizmit Shkodër
Bregdeti i Velipojës gjatë sezonit turistik mbipopullohet me vizitor nga kosova, por tashme dhe nga ana e tyre pas vendosjes së taksës ka një thirrje për bojkot te turizmit dhe tregtisë me vendin tonë

Free Traffic Exchange