Vëmendje për fëmijët e rrugës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret i bëjnë apel qeverise shqiptare te zgjidhe problemet e fëmijëve ne situate rruge. Ambasadori amerikan ne Tiranë Donald Lu deklaroi se tashme qe vendi po i afrohet edhe me shume Bashkimit Europian duhet te kete vëmendje te veçante ndaj këtyre fëmijëve.?Shqipëria për shumë vite ka pasur një problem, një problem për të mbështetur fëmijët e saj në rrugë. Por ky është një problem që Shqipëria me mbështetjen e partnerëve duhet të jetë e aftë ta zgjidhë. Nuk keni 11 milionë fëmijë për t?u kujdesur, keni vetëm disa qindra. Vendi vazhdon t?i afrohet anëtarësimit në BE, shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, ata kanë të drejtë të mos jenë të uritur, ata kanë të drejtë të mbrohen nga abuzimi. Siç ma mësuan fëmijët e mi, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur UNICEF-in dhe OJQ-të që mbështesin fëmijët e Shqipërisë. Shpresoj se do ta bëjmë bashkë këtë.?Ne ditën ndërkombëtare te fëmijëve ne situate rruge ministria e mbrojtjes sociale shprehu angazhimin e qeverise per te garantuar shërbime ndaj kësaj kategorie. Ndërsa Erion Veliaj u shpreh se bashkia vitet e fundit ka zgjidhur problemet e këtyre fëmijëve.?Mbaj mend 2 vjet e gjysmë më parë kur patëm shumë debate për komunitetet rome te Liqeni, te bregu i Lumit apo në Shkozë. Ja ku jemi sot, kemi rezidenca banesash në Shkozë, në Lanabregas, që do të thotë se kur fokusohemi te puna e jo te histeria, mund të bëjmë histori, mund të zgjidhim kriza që ndoshta kishin 27 apo 28 vite pa zgjidhur. Ky është një moment për t?u thënë të gjithëve bravo ju qoftë, por ama puna më e vështirë dhe më e madhe na pret përpara?,Kryetari i bashkisë kërkoi bashkëpunimin e 60 bashkive te tjera per te larguar fëmijët nga rruga dhe mbështetur me strehim dhe pune familjet e tyre.

Free Traffic Exchange