Fotomodelja Rike Roçi dhe balerini Besi Skura ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Roçi tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe kishte zgjedhur të përgatisë pasta me kunguj dhe karkaleca.
Ndërkohë Skura tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin pasi për të gatuan nëna e tij dhe kishte zgjedhur të përgatisë fileto pule me kerbudha dhe speca ne furre.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e fotomodeles Roçi.