Fotomodelja Rike Roçi dhe balerini Besi Skura ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku sprovuan veten në kuzhinë.
Së fundmi dy personazhet janë duke punuar për një projekt dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Por, sot gjatë emisionit përmes një inserti ata treguan se çfarë mendojnë për njëri-tjetrin. Roçi sapo dëgjoi kritikat e Skurës filloi të zbulonte më shumë për të. Ajo tha se pas provave në balet ai qëndron përpara pasqyrës dhe admiron veten.
?Kam harruar të them diçka që pas provave Besi qëndron gjithë kohën përpara pasqyrës dhe shikon muskujt?, tha Roçi.