Situata e tensionuar e krijuar sot në Kuvend nga opozita është komentuar nga deputetët socialistë jashtë dyerve të Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se pavarësisht rrëmujës, Kuvendi miratoi sot disa marrëveshje shumë të rëndësishme, siç ishte ajo me Kosovën për pensionet, apo marrëveshja me Italinë dhe BE.
Sipas tij, më 17 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, edhe pse sipas tij, opozita tenton të bllokojë një proces të tillë, pasi ka frikë nga Reforma në Drejtësi."Një grusht deputetësh, gra e burra, të frikësuar, të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për t?i ngulur thikën pas shpine Shqipërisë në moment vendimtar. Dua të theksoj turpin dhe neverinë që kemi ndjerë si gra të ulura aty për gjuhën jashtëzakonisht të turpshme dhe aktet edhe më të rënda të kryera nga disa vajza e gra të keqpërdorura nga PD e LSI. Vajzat e gratë janë si ligjvënëse dhe jo për t?u keqpërdorur nga dy kryetar partisë që kanë probleme me drejtësinë. Qytetarët ta peshojnë situatën"
Elisa Spiropali, deputete e PS