Donald Lu tregon historinë prekëse: Jam gati të mbledh monedhat e mia për fëmijët në Shqipëri

2018-05-14 0

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, e ka nisur ditën e sotme me një histori prekëse. Lu tregoi gjatë një aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve se para se të vinte në Shqipëri jetonte në Indi së bashku me familjen.

Ai tha se fëmijët e tij ishin të prekur nga situata atje, ku mbi 11 milionë fëmijë jetonin në rrugë, dhe kursenin qindra monedha për t?ua dhënë atyre. Në këtë kuadër, kryediplomati amerikan shprehu gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë fëmijët shqiptarë në nevojë.

?Para se të vija këtu, jetoja me familjen në Indi, ku ishin deri në 11 milionë fëmijë në rrugë, sipas UNICEF. Jetonin nëpër rrugë, fëmijët e mi bënin biseda të gjata me mua dhe gruan për përgjegjësinë që kishim për t?i ndihmuar ata fëmijë. Isha krenar për fëmijët e mi, sepse kursyen qindra monedha, duke siguruar para për këta fëmijë.

E ndaj këtë histori me ju, sepse Shqipëria ka pasur një problem për shumë vite, për të mbështetur fëmijët në rrugë. Shqipëria duhet të jetë e aftë ta zgjidhë me mbështetjen e partnerëve. Nuk keni 11 milionë fëmijë, por vetëm disa qindra.

Ndërsa vendi vazhdon t?i afrohet anëtarësimit në BE shpresoj që Shqipëria të ndihmojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, të mbrohen nga abuzimi. Siç më mësuan fëmijët e mia, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë. Shpresojmë se mund ta bëjmë bashkë këtë?

Free Traffic Exchange