Përkujtohet 33 vjetori i vdekjes se Enver Hoxhës, komunistet kerkojne rikthimin e bustit

2018-05-14 1

33 vjet me parë do të ndahej nga jeta diktatori, i cili për 45 vjet drejtoi me dorë te hekurt Shqipërinë. Pas më shumë se tri dekadash, pak aktiviteti përkujdimore pati për këtë datë por Gjirokastra bën përjashtim. Komunistët e Gjirokastrës, janë mbledhur para banesës ku ka lindur dhe kaluar fëmijërinë, ish lideri komunist shqiptar Enver Hoxha në lagjen Palorto, ku sot gjendet Muzeu Etnografik. Ceremonia e sotme, u karakterizua edhe në formën e një proteste përvecse asaj përkujtimore. Sipas liderit lokal komunist Bujar Sulejmani, rikthimi i monumentit të Enver Hoxhës në vendin ku u shemb 23 vite më parë, është legjitime.