Report TV -Juristi Jordan Daci: Raporti i Freedom House të shihet me rezerva

2018-05-14 0

I ftuar në Report Tv, juristi, Jordan Daci, foli në lidhje me Raportin e Freedom House dhe se çfarë përmban ai, si dhe theksoi rolin e SHBA-ve në vendin tonë si partneritetin më të mirë mes dy vendeve.

Freedom House, është një organizatë seroize, e cila nuk shkruan gjëra të pavërteta, por problemi tenderon tek produkti dhe hartimi i tij, demokracia është një listë aq e gjatë problematikash sa nuk mund të flasësh pa fakte. Të vlerësosh një rast të veçantë do të thotë ta njohësh nga afër rastin, në këtë pikëpamje një qytetar nuk mund të pranojë fyerje, qoftë edhe të presidentit të Shqipërisë. Metodologjia e Freedom House ka shume autorë, raporti duhet te shikohet me rezerva sepse tregon një tendencë të hapur. Në Shqipëri ka një progres, dhe pse unë vetë nuk jam i kënaqur. Raporti është një tregues që duhet të shihet me kujdes nga Shqipëria, sepse ne kemi shumë probleme si vend, tek ne nuk ka shtresë te mesme. Unë mbroj institucionin e Presidentit, por nëse ai ka këto probleme, ai është subjekt i hetimit apo shkarkimit. Ne nuk do ndërtojme kurrë demokraci nëse ecim në krahun e kundërt, ne duhet të ecim ne hapat e ligjit, nuk e ndërtojmë demokracinë me mekanizma që bien ndesh me demokracinë. Në vendin tonë klasa politike është e mbushur me thashetheme, politika përdor medien dhe e shan kur nuk i intereson, asnjë pale nuk është e besueshme. Ne nuk i ndalojmë njerëzit te shprehen por jo te akuzojmë kot kur s?kemi fakte. Ne nuk kemi kulture institucionale, ajo që ndodh në parlament po shndërrohet në një model të keq për publikun, klasa politike e bën ligjin, shndërrohet në një mekanizëm për kontrollin social të shoqërisë. Ne kemi institucione tërësisht jo reaguese për problemet e shoqërisë, p.sh. ne flasim për demokraci, për gjëra luksi, kur ne nuk ushqehemi mjaftueshëm si qytetarë sipas statistikave. Në SHBA nuk fshihesh dot pas sekretit shtetëror, ata kanë respekt për partneret siç është vendi jone, ambasadori SHBA, është përfaqësuesi i SHBA-ve.Qëndrimi i ambasadorit janë dhe qëndrimet e SHBA-ve. Por kur ngarkesa e tepërt ku politika jonë ka probleme dhe nuk di ku te falet, atëhere ambasadori nuk merret me këto gjëra, për mua nuk ka asnjë dileme, SHBA është partneri jonë më i mirë,Donald Lu nuk bën asgjë që bie ndesh me parimet e Presidentit te shtetit të tij. Prania e saj duhet te jetë gjithnjë e më e fortë këtu.

Jordan Daci

Free Traffic Exchange