Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Vasili: Nëse është e vërtetë do të ishte tronditëse

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në reagimin e parë pas publikimit në media të letrës së ish-prokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan ku shkruante se Ambasadori Donald Lu i kiashte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, atëherë kryetar Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nuk dëshiron ta marrë si të vërtetë pasi sipas tij do të ishte tronditëse.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili beson se Lu do të japë shpjegimet e veta për rastin në fjalë.

Vasili: Nuk kam dijeni, jam njohur sot nga ky lajm, ishte një fakt i vërtetë. Jam shumë i çuditur por jam i bindur se Ambasadori Lu do të japë shpjegimet e veta pasi janë pohime shumë të rënda dhe në qofshin të vërteta do të ishin vërtetë tronditëse. Nuk dua të besoj se këto gjëra të jenë të vërteta se do të ishin vërtetë tronditëse. Shpërdorimi i autoritetit diplomatik dhe të përfaqësimit në këto nivele do të ishte vërtet një çështje delikate.

Vasili komentoi edhe raportin e Freedom House sipas të cilit zgjedhja e Metës President zbehu luftën kundër korrupsionit. Sipas tij nuk kemi të bëjmë më me shtëpi të lirisë por shtëpi të fake news.

Vasili: Kush ja mbylli sytë Freedom House që nuk pa që liritë e njeriut u dhunuan në 25 qershor pasi ishte vërtet shumë e rëndë manipulimi i opinionit publik i cili tha se zgjedhjet u zhvilluan të qeta, u pranuan nga opozita dhe nuk pati asnjë problem. Unë kam qenë kryetar i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, i kam refuzuar që në 27 qershor, OSBE-ODIHR u shpreh shumë qartë se shitblerja e votës ishte e tillë sa rrënoi besimin e njerëzve dhe elementi kriminal u përfshi dhe u kandidua.20% e votave janë shitur dhe janë blerë.

Pati përgjime ku ish-ministri i Brendshëm akuzohej për përvetësim mbi 20 milion euro në një dorë për të paguar zgjedhjet. Në raportin e Freedom House që nuk mund të jetë më shtëpia e lirive por shtëpia e fake news, thotë se zgjedhjet qenë të lira, të ndershme, të pranuara. Çdo gjë që lidhet me këtë raport ka një ngjyrë shumë negative. Gjynah që taksat e taksapaguesve amerikanë shpërdoren për të riprodhuar ato fake news me të cilat u përpoqën të dëmtonin dhe Presidentin Trump në Amerikë. Por e kundërta ndodhi dhe Amerika bëri zgjedhjen e duhur. Pashë që disa nga autorët e raportit jetojnë në vende interesante si Kolumbia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lu-i-kerkoi-llalles-arrestimin-e-metes-vasili-nese-eshte-e-vertete-do-te-ishte-tronditese

Free Traffic Exchange