Report TV - Gjiknuri: Për kuksianët që përdorin transportin publik do të jetë falas

2018-05-14 0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte i ftuar në emisionin ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të hedhur më shumë dritë mbi negociatat që po zhvillon mes qeverisë dhe koncesionarit për tarifën e Rrugës së Kombit.

Ministri deklaroi se për banorët e Kukësit që do të përdorin transportin publik nuk do të ketë asnjë tarifë, ndërsa për ata që do të lëviznin me mjete private do të ketë një tarifë, e cila nuk është vendosur, pasi po negociohet.

Përsa i përket qytetarëve të tjerë shqiptarë që do të përdorin rrugën, por edhe shqiptarëve të Kosovës dhe vendeve të tjera nuk do të ketë asnjë ndryshim, pra do të paguajë 5 euro. E ndërsa i cilësoi protestat të nxitura nga opozita, ministri deklaroi se ende nuk është vendosur nëse do të ketë rrugë të tjera që do të jepen me koncesion.

Për banorët e Kukësit që përdorin transportin publik nuk do të preken nga tarifat. Për banorët me mjete private do të ketë tarifë të reduktuar të arsyeshme. Për qytetarët e tjera shqiptarë, shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve të tjera nuk do të ndryshojë tarifa, 5 euro. Jemi në negociata me kompaninë dhe banorët e Kukësit dhe para verës do të vendoset në fuqi tarifa. Tarifa nuk do të ndikojë në uljen e pushuesve nga Kosova.

Damian Gjiknuri

Free Traffic Exchange