Ora News - Ahmetaj u premton stadiumin, kuksiani: Çfarë na duhet, populli nuk ka bukë me hëngër!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë pas protestës në Rrugën e Kombit që përfundoi me djegien sporteleve të pagesës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkuar në Kukës për të informuar fillimisht bizneset mbi taksat që kanë shkaktuar aq shumë reagime këto kohë.

Mediat nuk u pranuan në takim, por pas tij Ministri Ahmetaj theksoi angazhimin e qeverisë në negociata me kompaninë koncensionare për tu ofruar banorëve të qarkut të Kukësit një paketë lehtësuese shumë racionale, siç u shpreh ai.

Ahmetaj: Folëm për tarifën e rrugës, në emër të Kryeministrit i kam premtuar që do të jetë një konsiderim shumë i mirë dhe shumë racional për qytetarët e qytetit të Kukësit dhe gjithë zonës.

Ndërsa përfaqësuesit e sipërmarrjes në qarkun e Kukësit, Ahmetaj tha se i sqaroi me skemën e re të TVSH-së dhe vendimet lehtësuese për 64 bizneset e vogla që përfshihen.

Ahmetaj: I sqarova qytetarët dhe sipërmarrjen që është një procedurë e thjeshtë, nuk ka një ngarkesë të re fiskale. Nuk ka gjoba për një deklarim të gabuar.

Ministri thotë se diskutoi me sipërmarrësit dhe qytetarët projektet për aeroportin e Kukësit dhe stadiumin e ri të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ahmetaj-u-premton-stadiumin-kuksiani-cfare-na-duhet-populli-nuk-ka-buke-me-henger