Skema e TVSH-se te biznesi i vogel, Tatimet: Synohet kontrolli i bizneseve te medha

2018-05-14 12

Shtrirja e skemës së TVSH-së mbi biznesin e vogël me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë nuk rrit barrën tatimore të të vegjëlve dhe as çmimet. Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, regjistrimi i biznese të vogla me TVSH bëhet për të kontrolluar bizneset e mëdha.

Drejtoresha e Tatimpaguesve të mëdhenj thotë se kjo skemë nuk ndikon as tek konsumatori final, i cili deri më sot ka paguar TVSH.

Ajo shton se do të jetë biznesi i madh që tashmë do të jetë i detyruar të lëshojnë faturë. Përsa u përket tregjeve që janë brenda njësive të bashkive dhe që kryejnë aktivitet nën 2 milionë lekë, nuk do të jenë brenda skemës së TVSH-së.

Tv Klan

Free Traffic Exchange