TVSH për bizneset e vogla, Ahmetaj në Kukës: S’është taksë e re, por detyrim për deklarimin

2018-05-14 1

Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim pa praninë e mediave me banorët, sipërmarrësit, bizneset e vogla e administratën tatimore në Kukës për t?i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH ndaj bizneseve të vogla, si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit.

Pas takimit, ministri Ahmetaj tha se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e Rrugës së Kombit, ndërsa ka përmendur hapjen e aeroportit dhe ndërtimin e stadiumit.

?Sot bëmë një takim me sipërmarrjen e qytetit, por jo vetëm, e dhe të qarkut. Unë informova të gjithë sipërmarrjen, por edhe qytetarët, për atë që jemi duke bërë me biznesin e vogël. I sqarove se është një procedurë e thjeshtë, nuk ka ngarkesë të re fiskale, as gjoba për deklarim të gabuar. Dëgjuam sipërmarrësit dhe qytetarët për të gjithë hallet që kanë. Përmendëm investimin shumë të rëndësishëm për të hapur aeroportin e Kukësit, që do jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri, për hapjen e vendeve të reja të punës, për kompaninë ?Fason? që do hapë 500 vende të reja pune, folëm për tarifën e rrugës, në emër të kryeministrit i kam premtuar që do të jetë një një konsiderim shumë i mirë dhe racional, pra një paketë racionale për qytetarët e Tropojë, Kukës, Has"

Arben Ahmetaj, ministri i Financave