Llalla: Lu kërkoi arrestimin e Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet letra që ish-prokurori Adriatik Lalla i dërgoi Kongresit Amerikan, mbi Reformën në Drejtësi dhe rolin e Ambasadorit Donald Lu në Tiranë. Ne dokumente thuhet se në një takim privat në zyrën e të dërguarit të SHBA-ve në Tiranë në Maj të vitit 2015, Donald Lu i kishte kërkuar shefit te organit qendror te hetimit arrestimin e ish kreut të Parlamentit.?Në një mënyrë jodiplomatike dhe kundër normave të Konventës së Vjenës, Ambasadori Lu më ka sugjeruar se duhej të arrestoja kreun e Parlamentit, njëkohësisht kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta?.Ne letrën 15 faqesh qe është publikuar dhe ne faqen e kongresit thuhet se ambasadori Lu pretendoi se kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.?Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi. Arrestimi i tij do të ndihmonte (sipas pikëpamjes së Lu) në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?.Megjithatë, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin. Ai i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshirë një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave.?Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social. Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij?.Adriatik Lalla u largua nga detyra pas mbarimit te mandatit. Ndaj tij ka filluar tashme një hetim për pastrim parash dhe fshehje te pasurisë.