Ora News - Vetingu për Besim Trezhnjeva, flitet për 200 mln lekë pasuri e pajustifikuar

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrësit dhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, ishtë gjyqtari i tretë pas Fatos Lulos dhe vitore Tushës që u thirr në seancën dëgjimore nga komisioni i pavaruar i Kualifikimit

Trupa gjyqësore përbëhej nga gjyqtarët Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia, ndërsa vete gjyqtari megjithesë ishte vete i pranishëm kishte zgjedhur si mbrojtës nga avokatin Fatmir Brraka.

Që në nisje të seancës kryetarja e kolegjit Alma Faskaj bëri me dije se në lidhje me kete gjyqtar komisioni kufizoi juridiksionin vetëm në vlerësimin e pasurisë së tij, duke e konsideruar atë të mjaftueshme për procesin e rivlerësimit.

" Kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale nuk do të jetë pjesë e shqyrtimit të sotëm për arsye se referuzar nenit 4 pika 2 të ligjit 84, 2016 vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mund të merret në bazë të një ose disa kritereve" lexoi gjyqtarja Alma Faskaj.

Më pas relatorja e çështjes Fildes Shuli, paraqiti në mënyrë të detajuar të gjithë hetimin pasuror të bërë ndaj gjyqtarit nga KPK , e cila sipas saj ka dalë në konkluzionin se Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Ka mosdeklarim të të ardhurave dhe ka mungese te burimeve financiare të ligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/besim-trezhnjeva-gjykatesi-qe-do-te-kaloje-sot-ne-siten-e-vettingut

Free Traffic Exchange