Report TV - Basha: Nesër do jemi në Kuvend, seanca s'do jetë normale

2018-05-14 0

Në kushtet kur protestuesit e Kukësit janë në burg, nuk mund të ketë seancë normale parlamentare. Këtë ia ka komunikuar Lulzim Basha deputetëve të tij në mbledhjen e sotme parlamentare. Burime nga grupi parlamnetar i PD kanë bërë të ditur, që seanca e nesërme parlamentare nuk do të zhvillohet normalisht me diskutime, por do të jetë në formë proteste.

Demokratët do të risjellin edhe një herë protestën që u zhvillua në Kukës dhe seancën gjyqësore, që vendosi arrest me burg për 11 prej tyre. Sipas të njëjtave burime, demokratët do të kërkohet largimin e kryeministrit Rama, për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur dy javë më parë në Parlament.

Sipas demokratëve, kreu i qeverisë duhet të ishte i dënuar nga Byroja Parlamentare për ironinë që përdori për protestat dhe ngritjen e popullit. Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Ramës duke argumentuar se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë.

Gjithashtu, fokusi do të vendoset edhe tek protesta e biznesit të vogël, kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Për të detajuar veprimet në seancë demputetët demokratët do të zhvillojnë sërish mbledhje, para nisjes së Parlamentit në orën 10:00.