Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i vogël ka nevojë për mbështetje nga politika, pasi produktiviteti i tij është më i ulëti në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e BERZH theksohet se problemet me pronat, korrupsioni dhe infrastruktura e dobët dëmtojnë klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Ndërsa Guvernatori Sejko pranon përformancën e dobët të bizneseve, e cila sipas tij mund të vonojë integrimin.
Në kulmin e kundërshtisë që bizneset e vogla po i bëjnë vendimit për të hyrë në skemën e TVSH-së, një sinjal i fortë vjen edhe nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim.
Gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit 2017-2018, BERZH kërkoi të bëhet më shumë për bizneset e vogla që përbëjnë 90% të githë bizneseve çka e bën edhe më të nevojshme nevojën për fuqizimin e tyre.
Peter Sanfey: Problemet me pronat, korrupsioni, moszbatimi i kontratave, infrastruktura e dobët dëmtojnë klimen e të bërit biznes në Shqipëri. Shqiqëria renditet e fundit në rajon për produktivitin e biznesit. Problematike janë sidomos bizneset e vogla, pasi kapicetit inovativ i tyre është shumë i ulët, pasi ata më tepër janë biznese familjare.
Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë ngre si shqetësimi mungesën e ndërhyrjes për të shtuar produktivitetin e bizneseve të vogla.
Gent Sejko: Bizneset e vogla përbëjnë numrin më të madh të subjekteve prodhuese, rreth 80% në zonën e BERZH dhe 95% në Shqipëri. Për këtë arsye duhet bërë më shumë për riintegrimin e bizneseve të vogla në rrjetet globale të prodhimit, gjetjen e kapitalit njerëzor dhe aksesin në sistemin financiar apo në tregjet e kapitalit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-mbeshtetet-biznesi-i-vogel-berzh-duhet-te-rritet-produktiviteti-mungon-inovacioni