Ora News - TVSH barrë për Tatimet, BB: Do të tërheqë vëmendjen nga tatimpaguesit e mëdhenj

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë që në Shqipëri përfshirja e biznesit të vogël në TVSH është kthyer në debatin kryesor, Banka Botërore nuk e vlerëson këtë si nismën e duhur edhe pse nuk ka komente për kostot që i shtohen biznesit. Ndërkohë në lidhje me tarifën e vendosur në Rugën e Kombit kërkohet kujdes për banorët e zonës, ndërsa më shumë transparencë kërkohet edhe për projektet PPP.

Banka Botërore nuk e ka mirëpritur uljen e pragut për përfshirjen e biznesit në TVSH deri në 2 mln lekë. Gjatë konferencës për ecurinë ekonomike të Ballkanit, ekonomistja e Bankës Botërore për Shqipërinë Hilda Shijaku u shpreh se kjo nismë do të rëndojë Tatimet duke e zhvendosur vëmendjen nga tatimpaguesit e mëdhenj.

Megjithatë ky institucion nuk dha shpjegime në lidhje me efektet që do të ketë te biznesi.

Hilda Shijaku: Rritja e barrës administrative për organet e taksave për ne nënkupton më pak kohë dhe mundësi për tu marrë me taksapaguesit e mëdhenj, me ata që realisht afektojnë përqindjen më të lartë të taksave të mbledhura dhe ky është shqetësimi ynë. Kapaciteti i organeve të taksave është gjithësesi i kufizuar dhe kjo është një barrë shtesë mbi ta.

Ndërkohë në lidhje me vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit menaxherja e BB për Shqipërinë kërkon të merren masa për të mbrojtur banorët e zonës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/efekti-i-tvsh-se-tek-bizneset-e-vogla-ekonomistja-e-bb-do-monitorohet

Free Traffic Exchange