Fier, makina e atentatit në flakë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është makina tip "Reno", e cila dyshohet se u përdor sot në një atentat me armë në qytetin e Fierit.Pas ngjarjes, autorët u larguan me këtë mjet në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 i vunë flakën. Makina u gjet e djegur në periferi të lagjes ?15 Tetori?.Forcat zjarrfikëse ndërhynë për fikjen e flakëve që kishin përfshirë të gjithë mjetin.Por zjarri e shkrumboi makinën plotësisht. Pas kontrollit, policia gjeti në brendësi të saj një armë kallashnikov dhe një karikator.Hetuesit thanë se djegia e makinës erdhi pasi autorët qëlluan më parë me breshëri një lokal në Fier.Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.Grupi hetimor mori në pyetje pronarin e lokalit për të zbuluar nëse ngjarja kishte lidhje me të apo me ndonjë klient që ndodhej aty në ato momente.

Free Traffic Exchange