Pavarësisht se ka thirrur në mosbindje civile qytetarët, opozita ka vendosur që krahas protestave të jetë edhe në parlament. Grupi parlamentar i demokratëve vendosi të mos bojkotojë punimet e seancës plenare të së enjtes, ndonëse prej disa ditësh asnjë prej deputetëve demokratë nuk ka qënë i pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
E njëjta situatë ishte edhe paraditen e së mërkurës, ku të vetmit opozitarë në mbledhjet e komisioneve kanë qenë deputetët e LSI-së. Nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të demokratëve mësohet se Basha u ka kërkuar deputetëve të qëndrojnë në mbrojtje të kauzave të opozitës për lirimin e të arrestuarve që protestuan në Rrugën e Kombit, heqjen e tarifës për këtë aks rrugor, si dhe heqjen e TVSH-së për biznesin e vogël.
Seanca plenare pritet të sjell debate të nxehta edhe sa i përket rrëzimit nga ana e Byrosë së Kuvendit të kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit. Rama nga punimet e parlamentit për përdorimin e fjalorit fyes në seancë plenare.
Në funksion të axhendës së përbashkët opozitare për seancën plenare të së enjtes, më herët kreu i demokratëve Basha dhe ajo e LSI-së, Kryemadhi u takuan në selinë blu.