Freedom House: Shqiperia me demokraci ne stanjacion

2018-05-14 0

Demokracia në Shqipëri ishte ne stanjacion në vitin 2017, teksa çdo hap i bërë përpara u zhvlerësua nga një hap i bërë pas. Organizata Freedom House e nis keshtu raportin e saj, përmes të cilit e klasifikon Shqipërinë në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një rritje të lehtë në pikët e përgjithshme, kjo falë zgjedhjeve të 25 Qershorit që u zhvilluan të qeta.

Raporti vlereson se pati përparim në luftën kundër kultivimit te kanabisit, por ato u zbehën nga mosdhënia e autorizimit për arrestimin e ish ? ministrit Tahiri.

"Pati progres në 2017 në luftën kundër korrupsionit në administratë dhe ryshfetit, veçanërisht në forcat policore. Ka pasur gjithashtu përparim në luftën kundër drogës, siç reflektohet në një reduktim të dukshëm të kultivimit të kanabisit. Arritjet e tilla u zbehën në fillim të nëntorit me refuzimin e parlamentit të kërkesës së Prokurorisë për të hequr imunitetin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në mënyrë që ai të mund të arrestohej pas të dhënave serioze nga agjencitë italiane të zbatimit të ligjit se ai ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.

Sipas një raporti të policisë italiane, kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri në 2017 në 1.9 hektarë nga 219 në vitin 2016, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së policisë shqiptare.Ndonëse zyrtarët qeveritarë ia atribuonin këtë strategjisë anti-kanabis, analistët argumentuan se prodhimi i tepërt gjatë tre viteve të fundit krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që dekurajonin kultivimin e mëtejshëm në 2017".

Arritjet në luftën kundër korrupsionit, thuhet në kapitullin për Shqipërinë, u zbehën gjithashtu nga zgjedhja e Ilir Metës si President i Republikës.

"Lufta kundër korrupsionit gjithashtu mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u sigurua nga votat e Partisë Socialiste në pushtet. Në vitin 2011 Rama vetë e përshkroi Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që ndahet edhe nga një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar".

Për qeverisjen, raporti ndalet veçanërisht tek akumulimi i pushtetit në duart e kreut të ekzekutivit.

"Më 13 Sh1tator, parlamenti miratoi qeverinë e dytë të udhëhequr nga Edi Rama, i cili përbëhej pothuajse tërësisht nga besnikë të tij. Kjo ngjalli frikë mes analistëve politikë se Rama mund të qeverisë me një grusht të hekurt, duke pasur parasysh shumicën e tij prej 74 deputetësh dhe kontrollin e tij të fortë mbi ekzekutivin. Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Kryeprokuroren e Përkohshme me shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar, në dhjetor, duke injoruar kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore të opozitës, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore".

Përsa i përket opozitës, raporti thotë se Partia Demokratike dukej sikur ishte në një proces shpërbërje pas disfatës më të rëndë të zgjedhjeve në 25 v...