Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit. Në një dalje për mediat, ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se kjo skemë ndëshkon të vegjlit dhe favorizon të mëdhenjtë.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka reaguar ndaj paraardhësit të tij Edmond Panariti për subvencionet e fermerëve, në një postim në facebook. Peleshi në reagimin e tij shpreh keqardhje për kolegun e LSI që sipas tij ashtu sikurse shumë të tjerë harruan se çfarë predikonin kur ishin në pushtet, për katër vjet me PS-në.
?E vërteta sot është shumë larg nga ish-ministri dhe qeveria është sot shumë më pranë fermerëve se dje. Me bindjen se vetë kolegu thotë atë që i thonë të thotë dhe jo atë që mendon se duhet thënë, ja disa fakte e shifra që flasin vetë: Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër se dje. Nxitja për bashkimin në shitje të fermerëve të vegjël, duke i përjashtuar bashkimet e tyre nga TVSH-ja e duke siguruar për to 25-50% më tepër financim krahasuar me fermerët individualë, është mbështetje reale për rritjen e të vegjëlve dhe aspak mohim mundësish për ta?
Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë