Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, rrezikon të bjerë në ?rrjetën? e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurisë së tij prej 20 milionë lekësh, ndërsa vendimi final i KPK do të jepet të premten më 13 prill, në orën 09:00. Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë një apartament në Tiranë, për të cilin nuk justifikon burimin e të ardhurave, ndërsa me kredinë ai ka blerë apartament në Durrës.
Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës, ndërsa avokati i gjyqtarit ka thënë se Trezhnjeva e paguan vetë kredinë dhe se ka ende 30 mijë euro për të paguar.
"Kredia e përdorur për blerje sipërfaqe banimi. Vlerësimi klient banke për destinacionin final nuk është atribut i vlerësimit të KPK. Trezhnjeva e paguan edhe sot kredinë dhe ka ende 30 mijë euro për të paguar"
Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Besim Trezhnjeva
Gjithashtu, Besim Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një apartament 142 m2. KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave.