Ora News - Statusi i naftëtarit, Gjiknuri: Me prioritet punonjësit e Ballshit

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 100 vjetorin e industrisë së naftës, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka mbajtur një konferencë në Kuçovë.

Ministri Gjiknuri, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo dhe kryebashkiaku Selfo Kapllani vizituan puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme.

Gjiknuri u shpreh se prioritet për marrjen e statusit të naftëtarit është Ballshi.

Damian Gjinkuri: ?Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme.

E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status.

Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim.?

Gjiknuri tha se kompani të huaja kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/statusi-i-naftetarit-gjiknuri-me-prioritet-punonjesit-e-ballshit

Free Traffic Exchange