Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një " /> Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një "/>

Ora News - Grabitësit plagosin vajzën tek "Ali Demi" në Tiranë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një grupi grabitësish mesnatën e djeshme (10 prill 2018) në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet.

Policia tha se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se disa djem kanë tentuar ta grabisin të renë madje dhe duke e qëlluar me thikë në krahë. Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitesit-plagosin-vajzen-tek-ali-demi-ne-tiran

Free Traffic Exchange