Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Mario Majollari 28 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me pistoletë.
"Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç" thotë policia.
I riu mesohet se ishte banor i zonës, djalë i vetëm i familjes, ka edhe një motër. Në vitin 2015 ai kishte kërkuar azil ne Suedi por i është refuzuar.
Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar ne vendin e ngjarjes tre gëzhoja.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-shtetas-ne-tirane