Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për analistin Dritan Hila ajo që pop konsiderohet një lloj revolte popullore ndaj keqeverisjes ka mbetur akoma në rrafsh militantësh.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, drejtuesi i emisionit "Arena" marrë shkas edhe nga protesta e sotme e biznesit të vogël kur të TVSH-së, thotë se në Shqipëri ndjehet thellë mungesa e Sindikatave.
Hila: Jemi akoma në përgjigje rrafsh militantësh, ende nuk ka një lloj ndjeshmërie të gjithë aktorëve. Sot pyeta dy shitës në lagjen time, njëri është votues i djathtë, tjetri është votues i majtë dhe të dy janë të prekur nga TVSH. Njëri po më tregonte që kishte kaluar xhiron vetëm me 300 mijë lekë dhe e kishin futur direkt në biznesin e madh.Por asnjëri prej nuk kishte mbyllur qepenin e vet sepse ende është ai mosbesimi se për kë do ta bëjmë këtë punë. Ka një mungesë të sindikatave sidomos në Ballkan, mesa duket është e nevojshme sepse ne nuk jemi shoqëri të industrializuara si Gjermania, Franca. Tek ne ndjehet nevoja e sindikatave.
Absurdi sipas Hilës shkon deri në atë pikë sa problemet e biznesit të vogël merr përsipër ti artikulojë një biznesmen i madh.
Hila: Po ta shohësh, shqetësimet e biznesit të vogël i ka marrë përsipër një biznesmen i madh i cili ka një rrjet dyqanesh që edhe ky nuk ngjall besim sepse çdokush mendon se e bën për veten e tij. Ende nuk kemi sindikalistët profesionistë, ata që krijojnë besimin dhe janë jo politikanë por dinë ta luajnë politikën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hila-protestat-ende-ne-rrafsh-militantesh-bashes-i-mungon-karizma-e-berishes