Ata janë mjeshtra të humorit shqiptar që kanë ditur të gërshetojnë humorin me muzikën duke dhuruar parodi të pakrahasueshme. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika janë parodistët e Vlorës të cilët përmes humorit i kanë dhuruar publikut emocione të papërsëristshme. Por, për shkak të problemeve shëndetësore aktori Lumani është tërhequr nga grupi, ndërkohë që tre të tjerët vijojnë të jenë aktivë me shfaqjet e tyre.
Sot, përmes emisionit ?Rudina? parodistët prezantuan edhe familjet e tyre. Afrim Agalliu krahas pasionit për humorin ka edhe një pasion për kopshtin, kryesisht për pemët frutore. Agalliu është i martuar me Natashën dhe kanë bashkë dy vajza. Gjatë insertit Natasha i kërkoi publikisht bashkëshortit që t?i përkushtohej më shumë.
?Unë kam një kopwsht privat në shtëpinë time dhe kur pemët çelin lulet kwtu është një mrekulli?, tha Agalliu.
Muhamet Lika po ashtu së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit i ka dhuruar publikut të qeshura pa fund. Por, përtej skenës ai është shumë serioz dhe i rezervuar në familje.
Ai është i martuar me Zhanetën dhe ka një vajzë dhe një djalë dhe ka 3 nipër dhe një mbesë.
?Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë?, tha bashkëshortja e Likës.
Anëtari tjetër i grupit Agron Hamo i cili është edhe një nga themeluesit, është i martuar me Ilirjanën dhe ka dy vajza. Të dy vajzat e tij jetojnë jashtë dhe kjo e ka bërë aktorin të udhëtojë shpesh për të qenë pranë tyre.
Parodistët vijojnë të vazhdojnë punën dhe së fundmi kanë vënë në skenë shfaqjen ?Ka një masazh për ty? përmes së cilës sjellin me parodi problemet më aktuale të shoqërisë, por edhe të politikës.